Rugova: Kurti do ta pranojë Osmanin kryeministre

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Naser Rugova, në një intervistë për “Zërin” ka deklaruar se partia e tij nuk do të lëshojë pe në postin e kryeministrit, prandaj lideri i LVV-së, Albin Kurti, ka filluar të reflektojë sa i përket kësaj pozite dhe rrjedhimisht do ta pranojë kandidaturën e Vjosa Osmanit. Rugova ka thënë se koalicioni mes LDK-së dhe LVV-së është shpresa e vetme për vendin, shkruan sot gazeta zëri.

Lexo edhe: LDK-ja luan “të fortin”, Vetëvendosja “të urtin”

Ish-deputeti i LDK-së Naser Rugova ka deklaruar se pozita e kryeministrit në qeverinë e ardhshme duhet t’i takojë partisë së tij, prandaj partia tjetër opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, duhet ta pranojë këtë fakt nëse dëshiron të lidhë koalicion me LDK-në.

“Tani edhe z. Kurti, edhe LVV-ja e kanë të qartë se nuk ka kandidat më kompetent, më të përgjegjshëm dhe që e do këtë vend sikur Vjosa Osmani. Prandaj unë besoj fuqishëm që edhe z. Kurti tashmë ka filluar të reflektojë, do ta pranojë një kandidaturë, e cila i bën nder edhe LDK-së, edhe LVV-së, por edhe Kosovës dhe institucioneve të saj”, ka thënë Rugova.