Rukiqi i reagon Muratit: Adresa e dështimit të regjistrimit të popullsisë është Kryeministri dhe Qeveria

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ka fajësuar Agjencinë e Statistikave të Kosovës për dështimin e procesit të regjistrimit të popullsisë për këtë vit.

Përmes një postimi në Facebook, Rukiqi ka shkruar se kjo agjensi është pjesë e zyrës së Kryeministrit se adresa e dështimit të këtij procesi është Kryeministria dhe Qeveria.

“Agjencia e Statistikave te Kosoves, është pjesë e Zyrës se Kryeministrit, rrjedhimisht përgjegjësia direket për dështimin e regjistrimit të popullsisë, ka adrese: Është Kryeministri dhe Qeveria”, ka shkruar në Facebook, Murati./Fokusi.info/