Aksident në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, shtatë të lënduar

Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Dobërllukë.

Si pasojë e këtij aksident shtatë persona janë lënduar.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

” Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor fshati Dobërllukë. Si pasojë e aksidentit shtatë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile”- tha Zahiti.