Rukiqi komenton vlerat ekonomike të Muratit: Premtuat ndryshim, sollët ndryshim për të keq

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka komentuar disa të dhëna të ministrit të Financave, Hekuran Murati, mbi performacën e qeverisë për tri vjet të mandatit.

“Murati vs.Realiteti” nis teksti i Rukiqit, ku ai flet së pari për Bruto Produktin Vendor të prezantuar nga ministri dhe mandej ka paraqitur faktet që sipas tij qëndrojnë.

Ai ka theksuar se Qeveria Kurti ka premtuar ndryshim, derisa thotë se “ka sjell ndryshim për të keq”.

“Murati: Në vitin 2020, BPV ishte 6.7 miliardë euro; Në vitin 2023, BPV ishte 9.6 miliardë euro.
Realiteti: Prapë e krahason një vit pandemik (recesion ekonomik) me një vit ekonomik, me inflacion të lartë dhe rritje të vazhdueshme të çmimeve. Na tregon një rritje nominale të GDP-së, që është puro rezultat i rritjes së çmimeve. Kjo rritje e pretenduar e Muratit, ska prodhuar as zhvillim e as jetë me të mirë për qytetarët”.

Ai ka thënë se në dy vjetët e fundi 30,000 qytetarë i janë shtuar listës të të varfërve.

“Në qeverisjen Kurti, përjashto vitet e panndemiaë, është periudha me rritjen ekonomike me të ulët (mesatsrja është 3%), në tërë periudhen e pavarësisë; Inflacioni më i lartë në periudhën e pasluftës: për tri vite ka arritur në 23%; Dallimi mes eksportit dhe importit, është thelluar, duke arritur deficit tregtar mbi 5 miliardë euro në vitin 2023. Kjo rritje është paradoksale për një qeveri që ka premtuar ulje të varësisë nga importet dhe rritje të prodhimit vendor”.

“Rritja e qarkullimit të bizneseve

Murati – Në vitin 2019, qarkullimi i bizneseve ishte 12.5 miliardë euro; Në vitin 2023, qarkullimi i bizneseve ishte 19.7 miliardë euro.

Realiteti: Qarkullimi i bizneseve është rritur si pasojë e inflacionit (23% në tri vitet e fundit). Çmime me të larta të produkteve të importuara = qarkullim më i lartë. Nuk është rritur numri i njësive të shitura (volumi tregtar), por janë rritur çmimet për njesitë e njejta të shitura”.

“3. Rritja e punësimit

Murati: Në vitin 2021, kishte 350,000 të punësuar; Në vitin 2023, kishte 420,000 të punësuar

Realiteti: Sipas statistikave zyrtarë të Trustit të Kursimeve Personale, numri i të punësuarve në Dhjetor të vitit 2023 ka qenë 340,000, pra 10,000 më pak se kur e kanë marrë mandatin kjo qeveri”.