Rusia i lutet Perëndimit të mos e shfrytëzojnë rebelimin e Wagner për të arritur avantazh

Ministria e Jashtme e Rusisë ka kërkuar nga vendet perëndimore që të mos e shfrytëzojnë rebelimin e grupit mercenar Wagner “për të arritur qëllimet e tyre rusofobike”, raporton Reuters.

“Përpjekje të tilla janë të kota dhe nuk do të gjejnë përgjigje as në Rusi dhe as në mesin e forcave të ndjeshme politike jashtë vendit”, ka shkruar MPJ ruse.

Në Twitter, MPJ ruse ka shpërndarë një postim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Bjellorusisë, e cila deklaronte mbështetjen e saj për Rusinë dhe e quajti luftën në Ukrainë një “betejë për të ardhmen e botës sllave”.

“Ne nuk mund të qëndrojmë të anashkaluar nga ngjarjet që ndodhin në jug të Rusisë”, thuhet në postim.