Sa ka pasuri Agim Bahtiri, kjo është shifra që e përmend

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka treguar për pasurinë që posedon në emër të tij.

Bahtiri ka thënë se nuk e di saktë sa është i pasur por ka përmendur shifrën prej 100 milionë.

Zyrtari i VV-së, tutje ka thënë se nuk ka mbetur asnjëherë pa para.

Ai ka përmendur rrobat firmato që i bart dhe veturat Range Rover e Audi që i vozit.