Sa orë duhet ta lë fëmijën në çerdhe?

Për shkak të intensitetit të jetës së prindërve dhe pamundësisë së tyre për të qëndruar gjithë kohën me fëmijët, ata detyrohen t’i çojnë në çerdhe që në muajt e parë të jetës.

Kjo është një temë që ngjall diskutim, përsa i përket moshës së duhur për ta çuar fëmijën, por një nga dilemat e prindërve është sa orë duhet të qëndrojë fëmija i tyre në ambientin e çerdhes?

Fëmijët dhe çerdhja

Së pari prindërit duhet të kuptojnë se çerdhja nuk është thjesht një vend ku fëmijët çohen vetëm sepse nuk kanë ku t’i lënë. Kjo është një mundësi shumë e mirë që fëmija të socializohet.Kontakti me edukatoret dhe fëmijët e tjerë është shumë i rëndësishëm dhe me ndikim në formimin e karakterit dhe autonomisë së fëmijës.

Sa orë duhet të qëndrojë fëmija në çerdhe?

Për këtë pyetje ende nuk ka një përgjgjie fikse, që të tregojë se sa orë qëndrimi i bëjnë mirë fëmijës në ambientin e çerdhes. Kjo varet edhe nga faktorë të tjerë që mund të jenë specifikë për secilin fëmijë.

Përfshirja

Mjekët theksojnë se përfshirja totale e fëmijës në çerdhe është shumë e rëndësishme, prandaj nevojitet qëndrim me orë të tëra. Vetëm në fillim, kur fëmija është shumë i vogël mund të qëndrojë me orë të reduktuara, por më pas duhet të rrijë gjatë, në mënyrë që të përfshihet emocionalisht në të gjitha aktivitetet që ndodhin atje.

Ankthi i prindërve

Prindërit duhet të mendohen mjaft mirë para se të zgjedhin çerdhen që i siguron rritjen më të mirë fëmijëve të tyre. Pasi e kanë bërë këtë zgjedhje, nuk ka vend për ankth e shqetësime, por duhet t’i kontrollojnë këto ndjenja, në mënyrë që ta lejojnë fëmijën të qëndrojë aq sa duhet për t’u mësuar e socializuar.

Përvoja

Megjithatë, kalimi i kohës, sjellja e fëmijës në vijim do të jenë treguesit më të mirë për çdo prind sesa gjatë duhet të qëndrojë fëmija i tyre në çerdhe.