Sa qytetarë kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve?

1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë kanë të drejtë vote sot, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në vend.

Balotazhi i zgjedhjeve do organizohet në 21 komuna, teksa qytetarët do ta ushtrojnë të drejten e tyre të votës në 575 qendra të votimit.

Siç njofton KQZ, edhe këtë raund janë shtypur 10 për qind më pak fletëvotime sesa numri i votuesve.

Qendrat e votimit do hapen në ora shtatë të mengjesit, deri në ora 19:00.