Sali Berisha reagon pasi Basha bllokoi sot dyert e PD-së

Sali Berisha ka reaguar pas skadimit të afatit që iu vendos Lulzim Bashës për të liruar selinë e PD-së.

Një grup i Rithemelimit të Partisë Demokratike sot shkoi te selia e PD-së por dyert ishin të bllokuara.

Berisha në llogarinë e vet në “Facebook” ka shpërndarë deklaratën e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të Partisë Demokratike.

“Shndërrimi i selisë së Partisë Demokratike në një bunker privat të një pengu, skllav i aferave të tij, i cili nuk pranon votën e 4446 delegateve të Kuvendit Kombëtar, që nuk njeh votën e 44 mijë anëtarve te Partisë Demokratike dhe që u thotë shqiptarve se 1958 vetë në sallën e Pallatit të Kongreseve janë 5004 delegatë në anti-kuvendin e tij, është akt i hapur pushtues dhe armiqësor ndaj tyre”.

“Komisioni fton të gjithë demokratet dhe demokratët e Shqipërisë të bashkohen në protestën paqësore të datës 8 janar para Selisë së Partisë Demokratike me moton “Jo bunker i Pengut po Shtëpi e Demokratëve’ të firmosin kështu rikthimin e Selisë së PD në Shtëpinë e lirisë së demokratëve dhe simbolin e shpresës për mbarë shqiptarët”, thuhet në deklaratën e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të Partisë Demokratike të shpërndarë nga Sali Berisha.