Sami Lushtaku thotë se gjyqtari i EULEX që e dënoi me 12 vjet burg, tani është gjyqtar në Speciale

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se gjyqtari i misionit EULEX, që e ka dënuar me 12 vjet burgim, tash është gjyqtar edhe në Gjykatën Speciale.

”Ai gjyqtar që më ka dënuar mua me 12 vjet burgim, i njëjti është edhe në Gjykatën Speciale. Të njëjtit gjyqtarë janë duke punuar edhe në Gjykatën Speciale”, është shprehur Lushtaku në t7, përcjell klankosova.tv.

Tutje, Lushtaku tha se do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore që EULEX’i të përgjigjet për veprimet e tij.

Kjo sepse Lushtaku doli i pafajshëm nga apeli, vetëm pasi mbajti 4 vjet burgim.

”Avokati im është duke u marrë me këtë pjesë (për ta paditur EULEX’in)”.

”Qëndrimi im 4 vjet në burg nuk shpaguhet, më ka larguar nga familja, nga puna ime. Unë do t i ndjek të gjitha rrugët ligjore që EULEX-i të dalë para drejtësisë”, ka thënë Lushtaku.