“Sapo e bleva biletën për ndeshjen kundër Anglisë, asnjëherë nuk kam qenë më e emocionuar”

Ditë më parë ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Angli-Kosovë që zhvillohet në shtator.

Për Kosovën, Anglia është shteti më i fortë që është ballafaquar deri tani në futboll, prej pranimit në FIFA.

Pavarësisht që ndeshja nuk do të luhet në Londër, interesimi nga tifozët shqiptarë është mjaft i madh që të jenë prezent në Southampton, shkruan Indeksonline.

Donjeta Miftari, një shqiptare që jeton në Londër ka thënë se ndjehet shumë e emocionuar që ka siguruar një biletë. “Sapo kam blerë bileta për ndeshjen Angli – Kosovë. Nuk mendoj që kam qenë ndonjëherë më e emocionuar” shkruan Miftari në Twitter.