Sarrazin: I pazbatueshëm modeli i dy Gjermanive për Kosovë-Serbi

Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, emisari gjerman Manuel Sarrazin, deklaroi se korniza dhe standardet janë të qarta, sepse janë marrëveshje të Brukselit, por edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Por këto pika janë të qarta. Është vendimi i Gjykatës Kushtetuese që duhet zbatuar edhe marrëveshjet e Brukselit”, tha ai, në RTK.

Sa i përket modelit gjermano-gjerman të arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë, Sarrazin u shpreh se ka dallime kohore edhe në strukturë, nëse bëhet marrëveshje e tillë, sikurse ajo mes dy Gjemanive.

“Nuk besoj se thjesht të merret modeli e të kopjohet e të funksionojë”, tha Sarrazin. Ai tha se nuk beson se pavarësia e Kosovës mund të ketë ndonjë krahasim të çfarëdo lloji me Ukrainën.

“Nuk është fare e krahasueshme dhe nuk do ta lejojmë vetën të hyjmë në diskutime të tilla fare”, tha Sarrazin.

Duke folur për diskonim negativ të popullit serb për anëtarësim të Serbisë në BE, sipas Sarrazin, në secilin proces të zgjerimit, ka qenë e qartë se duhet qenë atraktiv për të tërhequr vendet e tjera.

“Unë besoj se BE-ja është më e mirë me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor brenda”. Ai tha se integrimi evropian është formë e mirë kundër ndikimit rus, por BE-ja ofron reforma në të gjitha fushat dhe kjo është lufta më e mirë ndaj ndikimit rus.