“Se di a guxoni ju, por unë guxoj”, Bislimi kritikon Gjykatën Kushtetuese që e rrëzoi ligjin për KPK-në

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka përmendur ligjin për Këshillin Prokurorial, si një nga vendimet e mira të Qeverisë, ndonëse atë e rrëzoi Gjykata Kushtetuese, pasi e konsideroi jokushtetues.

Bislimi tha se për atë ligj dy herë kanë marrë “mendim pozitiv” nga Komisioni i Venecias, duke e kritikuar Gjykatën Kushtetuese për aktgjykimin. Dhe kur deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i ndërhye pët të thënë se nuk guxojnë të ndërhyrjnë në drejtësi, Bislimi vazhdoi duke thënë “unë guxoj”.

“Për ligjin për KPK-në dy herë kemi mendim pozitiv të Komisionit të Venedikut”, tha Bislimi. “Por ja që po del që Gjykata Kushtetuese e Kosovës mendon ndryshe nga Komisioni i Venedikut”.

“Zëvendëskryeministër, ne nuk guxojmë…”, i ndërhyu deputetja.

“Unë guxoj. Unë nuk e di a guxoni ju, por unë guxoj”, tha zëvendëskryeministri.