S’e zbatoi urdhrin e gjykatës për të mos iu afruar viktimës, arrestohet

Një person është arrestuar sot në Mitrovicë pasi nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës që të mos o afrohet një viktime të dhunës në familje.

Policia njofton se arrestimi është bërë mbi bazën e provave të siguruara se i njëjti nuk iu ka përmbajtur masës së urdhrit të lëshuar nga gjykata, njofton Klan Kosova.

Lidhur me rastin bazuar në Ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime hetimore, duke siguruar edhe deklaratën shtesë nga viktima.

Ndërsa me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.