Video e frikshme, makina ‘fluturon’ nga ura dhe godet kalimtarët

Një grua humbi jetën dhe 6 persona të tjerë u plagosën pasi një makinë fluturoi nga ura.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një grua teksa ishte duke pritur autobusin u goditu nga makina për vdekje, ndërsa 6 të tjerë u plagosën.

Në video duket makina e kuqe duke ecur me shpejtësi në urë kur për arsye të panjohura shoferi i saj humbi kontrollin. Mjeti ka goditur barrierën anësor dhe ka përfunduar poshtë urës, duke goditur kalimtarët./oranews/