Selimi: Më mirë me Kosovën se sa me ju, shihemi në përballje tjera

Shefi i grupit parlamentar të LVV, Rexhep Selimi, në seancën e mocionit ndaj Qeverisë Kurti ka thënë se kjo seancë nuk është thirrur nga LDK si shkak i shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit e as tarifa.

Sipas tij kjo u bë për shkak të një marrëveshjeje në sfond me Serbinë.

Selimi ka thënë se LVV do të shihen me LDK-në në përballjet e ardhshme.

“Në kohën kur bota është në luftë kundër pandeminisë covid-19 Qeveria e Kosovës po përballet me këtë problem global me të gjitha kapacitet e saj dhe aleat Qeveria ka qytetarët, doktorët, policët.

Por për qudi në vend që të kishim aleat edhe partnerët tanë ata kanë bërë aleat për ta luftuar qeverinë e Kosovës. LDK po ëkrkon mocion mobesimi në kohën më të vështirë deri më tani, kërkojnë rrëzimin e Qeverisë kur bota po vazhdon të përballet me këtë problem global. Kur qytetarët e Kosovës kanë sytë ka qevetia, LDK nuk ka zgjedhur aleat tjetër përveq kundërshtarëve të kësaj Qeverie.

Të nderuar deputet thirrës për seancë mosbesimi, ju mund ta tradhtoni votuesin tuaj që kësaj here s’është me ju, ju mund ta pranoni edhe ta shtyni marrëveshjen e Thaçit dhe Vuqitit, por kurrë nuk do të mund të na mbposhtni as neve as qytetarët e Kosovës.

Pra do të takohemi një ditë në zgjedhjet që po i shkaktoni ju dhe atëherë thirrni Thaçin e Vuqiqin të ua bëj votat për zgjedhjet e ardhshme.

U thanë disa të pa sakta në fjalimin e LDK-së. Është e pasaktë që ka sanksione nga Amerika, prandaj sanksionet e pretenduara të Amerikës ndaj Kosovës janë një trillim.

Nuk është aspak e vërtët që arsyeja kryesore e thirrjes së seancës për shkak të Velit dhe taksës, por është thirrur për të shkuar drejt një marrëveshje të keqe që nuk do të lejohej nga Qeveria Kurti.

LDK nuk vazhdon të ketë problem ta ketë si president e as si protagonizëm, ashtu si e keni zgjedhur ende po e bani.

Më mirë me Kosovën se sa me ju, shihemi në përballje tjera”, tha Selimi.