Selmanaj i LDK-së: Nuk mund të jem deputet i një koalicioni që nuk është në vijë me Amerikën

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj ka folur për përplasje mes partisë së tij LDK me Lëvizja Vetëvendosje për shkak të qëndrimeve për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe.

Selmanaj ka thënë se taksa duhet të hiqet sa më shpejt që është e mundur.

“Ne jemi të vetëdijshëm që është qasja proakative dhe dinamike e përfshirjes së SHBA në dialogun me Serbinë është e rëndësishme për ne. Kërkesën e madhe dhe të qartë që taksa si një element bllokues duhet të hiqet nga rruga që të hapet mundësi që Kosova Serbia të rikthehet në dialog. Duke i parë këshillat, që vendimi për taksën duhet të merret sa më shpejt që të mundet”, ka thënë ai në Klan Kosova, transmeton Periskopi.

Ai ka folur për marrëdhëniet me Vetëvendosjen për çështjen e taksës, duke thënë se nuk janë pajtuar 100% për këtë punë.

“Nuk jemi bindur 100% por jemi në proces që të qartësohemi. Në fakt ne akoma nuk jemi lëshu në nivel të diskutimeve, nuk e di nëse u shtri kjo çështje për heqjen e taksë, si duke kemi dallime në kohë, duhet me lexu saktë dhe drejt mesazhi që na vjen nga administrata amerikane dhe nuk kemi kohë të humbim”, u shpreh ai.

“Nuk jemi të interesuar që të rrim në një koalicion qeverisës i cili mund të merr epitetin e nje qeveri anti amerikane”

“Nuk mund të rri si deputet qe del amerika thotë që e shuan bashkëpunimin e ndalim forcat dhe fondet ndaj Kosovës”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se për vendosje të reciprociteti me Serbinë duhet analizë dhe këshillim me miqtë e Kosovës.

“Duhet analizë me miqtë tanë për çdo veprim tjetër”, ka thënë ai.