Serbi nga Peja gjykohet sot për krime lufte

Serbi nga Peja, Zoran Djokic i cili akuzohet për veprën penale të krimeve të luftës, do të gjykohet sot në Departamentin Special për Krimet e Luftës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij, Ljubomir Pantovic për Kosova Online, i cili tha se Djokic u arrestua në fillim të shkurtit të këtij viti me dyshimin se kishte kryer krime lufte, pasi që dyshohet se kreu dy vrasje në Pejë gjatë luftës.

Pantovic shtoi tutje se deri më tani janë mbajtur dy seanca dëgjimore paraprake, në të cilat Djokic u deklarua i pafajshëm.

‘Sipas mendimit tim, nuk ka prova të këtij krimi. Gjyqi po fillon sot dhe besoj se do të zgjasë katër, pesë ditë pune’, tha Pantovic, duke shtuar se ky me siguri do të jetë një gjykim i vështirë.

Djokic u arrestua nga Policia e Kosovës më 2 shkurt të këtij viti, në pikën kufitare të Jarinjes. /gazetametro.net