Zyrtari i VV-së i kthen përgjigje Haradinajt për taksën ndaj Serbisë

Zyrtari për Informim në Lëvizjen Vetëvendosje (VV), Arlind Manxhuka, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se VV dhe LDK nuk duhet të dalin kundër vendimeve të tij duke hequr taksën ndaj Serbisë.

Manxhuka përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se VV nuk i vendos çmim produkteve të Serbisë, por i vendoset dinjitet Kosovës.

Ai thotë se reciprociteti primar është ai politik, e pastaj ekonomik dhe tregtar.

Shton se do të jenë të barabartë ndaj tyre, siç sillet Serbia ndaj Kosovës.

“Taksa eshte horizont i ngusht i rezistences, ajo s’eshte rezistence, prapa saj s’pranohen librat, targat, s’pranohen pasaportat.

Reciprociteti me automatizem i kthen te gjitha keto gjera. Dhe, jo per kokefortesi, por dinjitet”, shkruan më tutje ai.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Ne nuk do t’i vendosim cmim produkteve te Serbise, ne do t’i vendosim dinjitet vendit dhe Republikes sone.

Reciprociteti i plote se pari eshte politik, pastaj ekonomik dhe tregtar. Se pari ne duam te jemi te barabarte dhe pastaj te sillemi ashtu sic sillen me ne.

Taksa eshte ne instance te fundit cmim qe i jep vetes, reciprociteti eshte dinjitet i vendit qe per liri e drejtesi nuk ka cmim.

Taksa eshte horizont i ngusht i rezistences, ajo s’eshte rezistence, prapa saj s’pranohen librat, targat, s’pranohen pasaportat. Reciprociteti me automatizem i kthen te gjitha keto gjera.

Dhe, jo per kokefortesi, por dinjitet.