Serbia ka filluar agresion në Republikën e Kosovës

Shkruan Lendira Berisha

SERBIA KA FILLUAR AGRESION NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Provokimet e Serbisë ndaj shtetit të Kosovës nuk kanë të ndalur, gjendja e tensioniar në katër komunat e Mitrovicës Veriore, është fillimi i një krize që mund të mbart rrezikun e përshkallëzimit në rajon, kjo pasi kryetarët e këtyre komunave dhanë dorëheqje duke kundështuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, për të nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, ku ditë më parë patën ndodhur disa inçidente, shpërthime me bomba, afër objektit të KQZ-së, në veri, aty ku do të mbaheshin zgjedhjet, që legjitimiteti u vu në rrezikshmëri të lartë, duke u shty për një afat të caktuar kohor. Si duket në veriun e Kosovës po zhvillohen ngjarje të ngjashme sikurse në Donbas të Ukrainës, tensionet duke marrë përmasa të mëdha me atë se çfarë potencoi Vuçiq, se do të kërkojë nga KFORI, kthimin e forcave serbe ne Kosovë, me këtë kërkesë Serbia kërkon të jetë “Jugosllavia” e Rezolutës 1244, ky manipulim i radhës nga serbët, në mënyrë që të negociojnë humbjen që pësuan në Gjykatën Ndërkombëtare. Kjo nxiti, reagimin e të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që tha se: “Kosova ka garanci shumë të forta nga SHBA-të”.

Tensionet duke mos pushuar me vendosjen e barrikadave, që çdo herë Serbia i ka përdorur si pengesë për të mos ecur proceset përpara. Të gjitha këto provokime që bëhen nga Serbia, janë kërkesa të tyre për të ndryshuar statuskuonë e paqes në rajon, sa herë që Kosova bën një hap për të ecur para drejt integrimit, qëllimisht, sepse po dihet që me publikimin e planit franko-gjerman, kërkohet normalizim i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, është një bazë e mirë për bisedime të mëtejshme për të dialoguar, për paqe dhe stabilitet në vend, drejt nje zgjidhjeje përfundimtare të marrëveshjes, e që nuk po zbatohet nga pala serbe. Politika kontraverse, të dhunshme nga Beogradi, që nuk janë të lejueshme në orientimin europian, që funksionojnë si përkrahje për politikën e Lindjes.

Aplikimi i Kosovës në BE, një hap pozitiv, përkundër faktit që pesë vende të BE-së nuk na kanë njohur shtet, shkaku i lobimimit, të brumit serb në këto shtete. E rëndësishme të theksohet, se skena politike në Kosovë, të punojë pa ndalur, për të çuar proceset përpara, pasi që Liria dhe Pavarësia u fitua me shumë mund dhe gjakderdhje, dhe mos të merremi me linçime të personave të caktuar, që aktualisht nuk janë pjesë e skenës politike, sepse detyrë parësore e jonë, është ta mbrojmë vendin tonë nëse jo individët, sepse çdo vendim në Kosovë, është marrë në koordinim me aleatët ndërkombëtarë.

Të tregohemi vigjilentë, duke mos i lejuar hapsirë Serbisë për të krijuar një situatë të vrazhdë për shtetin tonë, ashtu siç ka qenë e prirur çdo herë.