Votën e keni marrë për ta luftuar hajninë, e jo për të penguar dikë që të votoj pro apo kundër qeverisë së re

Shkruan Haki Morina:

Në shtator të vitit 1991, hypa në trenin Tiranë-Ballsh, për ta vizituar jugun e Shqipërisë.
Kur hypa, pashë 80 përqind e ulsëve ishin shkatërruar, dhe të gjithë xhamat ishin thyer.
U futën edhe ca të rinjë, të cilët filluan ti shkatërrojnë pa u penguar nga askush, edhe ato ulëse që kishin mbetur. Të tjerët që shikonin, filluan të duartrokasin.
I pyeta disa afër, se pse bënin kështu?
-Për ta shkatërruar komunizmin, u përgjigjen njëzëri.
Sot dihen pasojat e atyre shkatërrimeve “antikomuniste”.

Edhe pasi e morën pushtetitin, në emër të luftës kundër krimeve, nuk i dënuan drejtuesit e diktaturës për krimet e “rënda”, por për pirje të kafes, ose djalin e kryediktatorit, pse ka folur mirë për babën e tij.

Sot shoh këtu në Kosovë, regime në thelb të njëjta, vetëm se me një formë tjetër, siç e shprehu një shok i kohës së ilegalitetit, i cili më tha:

-Kur bëhet fjalë për luftën kundër hajnave, ska dert nëse shkelet kushtetuta.

Tash VV, në vend të hetimit dhe zbulimin institucional të hajnisë, sepse për jo institucional i kanë zbuluar para se të vinë në pushtet, merren me “krimet e rënda” të kalimit jashtëligjor të kufirit me Shqipëri.

Neve na intereson dënimi për hajni, jo dënimi se a ishte apo nuk është respektuar ligji për hyrje dalje të Presidentit, apo ish Ministrit të jashtëm.
Tek e fundit, votën e keni marrë për ta luftuar hajninë, e jo për të penguar dike që të votoj Pro apo kundër qeverisë së re.