Serbia ka kërkuar nga Irani që të furnizohet me dronë “kamikazë”/ Faktori ndërkombëtar hesht

Gazetari Fadil Pushkolli, ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social për të ngritur alarmin lidhur me kërkesën e Serbisë për të blerë armatim nga shteti i Iranit, dhe qasjen indiferte të bartësëve të insitucioneve të Bashkësisë Ndërkombëtare karshi këtij fakti, transmeton Kosova Post.

Sipas Pushkollit, ShBA-ja duhet reagojë dhe të ndëpres ketë marrëveshje të Serbisë me Iranin, dhe së këndejmi, të përfshirët në ketë marrëveshje të iu nënshtrohen pasojave.

Gazetari Pushkolli, nënvizon faktin, se edhe mediat e huaja në Turqi janë alarmuar nga ky lajm ku thuhet se: “Anipse minuese e paqes në Ballkan, ndaj të bëmeva të Serbisë përherë heshtet.

Ky është reagimini plotë:

Serbia paska kërkuar nga Irani që të furnizohet me dronë “kamikazë”.

Faktorit ndërkombëtar hesht.

Asnjë pasojë për ata që e kanë minuar paqen në Ballkan.

Josep Borrell, duhet t’i bëjë thirrje Iranit që të ndalojë menjëherë dërgimin e dronëve “kamikaze” në Serbi.

Edhe Shtetet e Bashkuara duhet të përdorin çdo mjet për të penguar këto transferime dhe të vendosin pasoja për ata që janë të përfshirë në këtë aktivitet.

Serbia u furnizua edhe nga Rusia me automjete të blinduara ushtarake, ndërsa deri në fund të vitit priten armë të kalibrave të ndryshme.

Vuçic njoftoi se deri në fund të vitit në Serbi do të mbërrijnë edhe katër helikopterë luftarakë Mi-35, tre helikopterë transporti Mi-17, si dhe tanke të tjera BRDM-2MS dhe T-72 nga Rusia.