Serbia liron Radoiçiqin, ia ndalon ardhjen në Kosovë

Terroristi Milan Radojiçiq është liruar nga paraburgimi.

Gjyqtari për procedurën paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd, pasi dëgjoi të pandehurin Milan Radojiçiq për arsyet e caktimit të paraburgimit, refuzoi propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për të caktuar masën e paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes.

Njëkohësisht, Radoiçiqit, i është caktuar masa e ndalimit për t’u larguar nga vendbanimi, e cila i ka ndaluar të largohet nga territori i Serbisë pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në territorin e Kosovës, dhe është urdhëruar që çdo datë 1 dhe 15 të muajit të paraqitet në stacionin policor kompetent.

Po ashtu, Radoiçiqit i është konfiskuar përkohësisht edhe dokumenti i udhëtimit, përkatësisht pasaporta e Serbisë, ndërsa i pandehuri është paralajmëruar se ndaj tij mund të caktohet paraburgimi nëse i shkel ndalesat dhe detyrimet, thuhet në komunikatë.