Sërish të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur

Para pak minutash janë dëgjuar të shtëna armësh në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rrugës për në Gërmi.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës. Dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.

Nga vendi i ngjarjes ka ikur i plagosuri dhe personat e dyshuar që kanë kryer këtë akt.