Sërish tërmet i fuqishëm në Shqipëri

Një tërmet i fuqishëm ka goditur përsëri Shqipërinë.

Sipas raportimeve të para, mësohet se lëkundjet kanë qenë 4.5 ballë.

Kjo ishte lëkundja me intensitetin më të lartë e ditës së sotme, teksa gjatë gjithë kohës janë regjistruar tërmete me magnitudë nën 3 shkallë.

Deri tani, bilanci i viktimave nga tërmetet në Shqipëri ka arritur në 51.