Duka kërkoi ndihmë për Shqipërinë në ceremoninë e shortit për Euro 2020

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka kërkuar ndihmë për Shqipërinë edhe në ceremoninë e mbajtur në Bukuresht për hedhjen e shortit për Euro 2020.

Duka ka kërkuar nga homologët e tij që të ndihmojnë në fondin tashmë zyrtar “e-albania.al/donate/”.

Shqipëria të martën e 26 nëntorit, u godit nga një tërmet 6.4 ballësh, i cili ka lënë pas vetës deri më tani 51 viktima, qindra të lënduar dhe shumë dëme materiale.

Në lidhje më këtë tragjedi kanë reaguar edhe shumë lojtarë dhe skuadra të mëdha evropiane, në mënyrë që Shqipëria ta përballojë këtë katastrofe natyrore.