SHBA-ja zbulon lëvizjet e forcave të Putinit pas dakordimit për takimin Rusi – Ukrainë

Forcat ruse janë 50 kilometra, ose afërsisht 31 milje, jashtë qendrës së qytetit të Mariupol, një qytet në juglindje të Ukrainës, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, raporton CNN.

SHBA beson se qyteti do të “mbrohet mirë” bazuar në atë që shërbimet amerikane dinë për pozicionet ushtarake ukrainase, shtoi ai.

Forcat ruse nuk po lëvizin në Odessa për momentin, sipas vlerësimeve të SHBA-së, tha zyrtari amerikan, por ka disa pozicione ushtarake ruse në Detin e Zi.

Odessa është një qytet port në Detin e Zi, në perëndim të Mariupolit.

Rusia po përpiqet gjithashtu të avancojë në qytetin Kherson, në lindje të Odessa, duke përdorur forcat që pushtuan nga Krimea, tha zyrtari amerikan.