SHBA konfirmon se posedon raporte për sulmet e qëllimshme të Putinit ndaj civilëve në Ukrainë

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka konfirmuar se SHBA posedon raporte për sulme ndaj civilëve nga forcat ruse në Ukrainë.

Blinken ka theksuar se raportet që i ka parë ai, janë “shumë kredibile” dhe tregojnë për sulme të qëllimshme, përcjell Demokracia.com.

“SHBA po i dokumenton këto raporte që organizata relevante të hulumtojnë dhe të sigurohen nëse janë kryer krime lufte”, tha ai.

Ndërkohë, Ukraina zyrtarisht ka konfirmuar se mbi dy mijë persona janë vrarë si pasojë e pushtimit nga Rusia.

Këto shifra mund të jenë shumë më të larta, pasi që është bërë e ditur se në disa qytete, autoritetet nuk kanë mundur as t’i bartin kufomat për shkak të sulmeve të vazhdueshme.

Deri më tani, ekzistojnë edhe shumë video incizime që konfirmojnë se ushtarët rus janë duke sulmuar edhe civilët në Ukrainë.