SHBA “zbut” Borrellin për veriun

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë dal me deklaratë të përbashkët për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor më saktësisht tensioneve Kosovë-Serbi.

Deklarimi Uashington -Bruksel që pason takimin e krye diplomatëve atij amerikan Anthony Blinken dhe evropianit Josep Borrell, të ndodhur më 14 tetor thotë se të dyja palët pajtohen se dialogu kosovaro-serb i lehtësuar nga BE-ja është mënyra e vetme për normalizimin e marrëdhënieve dhe ardhjes deri të ujdia finale gjithëpërfshirëse mes Kosovës e Serbisë.

“Ne mirëpresim dhe mbështesim angazhimin e Kosovës në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe ritheksojmë se dhuna ndaj civilëve, gazetarëve, policisë, apo ndonjë autoriteti tjetër është e papranueshme” thuhet në deklaratën e publikur këtë të mërkurë.

Kjo pjesë e dokumentit është krejt ndryshe nga ajo çka kishte deklaruar Borrell më 13 tetor kur aksionin e policisë së Kosovës kundër kontrabandës e kishte quajtur mes tjerash të pakoordinuar.

Pos për Kosovën, dyshja Blinken e Borrell janë deklaruar dhe për zhvillimet në vende tjera në Ballkanin Perëndimor.

Për Bosnje Hercegovinën Amerika e Evropa thonë se integriteti I saj është I paprekshëm përderisa gjitha vendet e këtij rajoni dy superfuqitë botërore I shohin së shpejti si anëtare të Unionit Evropian.