Shefat Isufi fiton titullin e kampionit të botës në WBF – mposht Grigor Saruhanian pas 12 raundeve

Boksieri Shefat Isufi ka fituar titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysmë të lehtë, WBF “World Light Heavyweight”, duke mposhtur boksierin me prejardhje nga Armenia, Grigor Saruhanian.

Pas një pushimi të gjatë prej shtatë muajve, boksieri nga Tërrnoci u rikthye furishëm në ring duke dominuar ndaj Saruhanian në shumicën e 12 raundeve dhe me plotë meritë mori titullin e kampionit të botës.

Ishte një meç i vështirë, ku gjyqtarët e dhanë vendimin përfundimtar, pasi boksierët nuk arritën të nokautonin kundërshtarin pas plotë 12 raundeve.

Raundi i parë ishte shumë i barabartë, me të dy boksierët që ishin shumë të kujdesshëm me Isufin që dha më shumë goditje ndaj hungarezit.

Edhe në raundin e dytë, shqiptari vazhdojë dominimin duke bërë sulme të njëpasnjëshme në përpjekje për ta nokautuar, por që nuk arrinin.

Vlen të ceket edhe përkrahja e madhe e shqiptarëve të pranishëm, ku gjatë tërë kohës nuk i ndalnin thirrjet “Shefat Isufi, Shefat Isufi”, ose edhe “duam fitore, duam fitore”.

Raundi i tretë ishte më shumë i baraspeshuar, ku të dy boksierët mbroheshin, duke provuar të japin vetëm nga një goditje te kundërshtari.

Në dy raundet e radhës, nuk kishte ndonjë goditje që vlen të përmendet, pasi që asnjëri nga boksierët nuk dha ‘goditje të pastër’, pasi mbrojtja e të dyve ishte në nivelin e lartë.

Saruhanian arriti ta dëshmojë vetën në raundin e shtatë, ku i dha Isufit disa goditje të mira, mirëpo ishte thjeshtë e pamundur që ta rrëzonte.

Në raundet e mbetur, sikur të dy kundërshtarët sikurse u ‘pajtuan’ që gjyqtarët të vendosin fituesin, pasi nuk jepnin të gjitha që ta nokautonin kundërshtarin, duke u treguar shumë të kujdesshëm.

Për Isufin, kjo ishte ndeshja e 40-të si boksier profesionist, ku ka të regjistruar 34 fitore, katër humbje dhe dy barazime.