Shefi i NATO-s: Retorika bërthamore e Putinit është ‘e rrezikshme’ dhe e papërgjegjshme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar ndaj deklaratës së Putinit që forcat e parandalimit bërthamor të jenë në gjendje gatishmërie.

Stoltenberg i tha CNN-it se “kjo është retorikë e rrezikshme dhe e papërgjegjshme”.

Edhe Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas urdhrit të Presidentit rus, Vladimir Putin për vendosjen e forcave bërthamore të Rusisë në një gjendje gatishmërie “të veçantë”.

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, e quajti lëvizjen “të papranueshme” në një intervistë për CBS News.