Shembull i mirë, biznismeni kosovar dhuron 10 përqindëshin e TRUST-it për bamirësi

Gjatë ditës së djeshme ka filluar aplikimi për të tërhequr 10 përqindëshi i TRUSTI-t.

Përderisa këtë 10 përqindësh shumë qytetarë do ta përdorin për nevoja personale, një biznismen do t’i jap për bamirësi të gjitha paratë që do të tërheq, transmeton Indeksonline.

Biznesmeni i njohur kosovar, Burim Piraj, ka njoftuar se do të tërheq 10% nga Trusti, dhe të gjitha mjetet do i shpërndaj për njerëzit në nevojë.

“Edhe unë do të aplikoj për 10% e trustit!Vlera e të cilit është diku 2500-3000 Euro!Unë kam vendos që këto para ti dhuroj sadaka për hir të Zotit tim për familjet në nevojë që në stinën e ftohtë që po hymë nuk kanë me çka të ngrohen!I ftoj të dhurojnë nga 10 EURO nga xhepi vetë të gjithë ata që do të më kritikojnë që sadakanë po e bëj publike!Allahu im ma prano!, ka shkruar ai.