Shemi Ilirët dhe Lindita Selimi publikojnë këngën “Zahir Pajaziti”

Këngëtarët e mirënjohur Shemsi Krasniqi “Ilirët” dhe Lindita Selimi kanë publikuar këngën “Zahir Pajaziti”, shkruan Fokusi.info.

Kjo këngë premierë i është kushtuar komandantit të shquar të UÇK-së, Zahir Pajazitit, i cili më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, pas një rezistence të armatosur  me forcat serbe, bien heroikisht.

Tekstin e këngës e ka shkruar Ismail Fazliu, muzikën Hysni Klinaku, orkestrimin e kanë bërë Muhamet Selimi, Driton Fazli dhe Hysni Klinaku, kitarë Astrit Stafaj, çifteli dhe fyell Gent Hoxha.

Realizimi është bërë nga “Mproduction”./Fokusi.info/