A po kërkohet shtyrja e zgjedhjeve? – flasin nga presidenca

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka dërguar letër liderëve të partive politike për një takim të hënën.

Në letër thuhej që takimi ka të bëj me rekomandimet e IKShPK-së në lidhje e ndikimit të procesit zgjedhor në situatën epidemilogjike në vend.

Kjo aludoi në idenë që e dha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca për shtyrjen e zgjedhjeve lokale për shkak të gjendjes pandemike në vend.

Në lidhje me këtë takim ka folur Shefi i Kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela që ka thënë se ky takim nuk ka të bëj me shtyrjen e zgjedhjeve.

Ai në postimin e bërë në Twitter tha se ky takim ka të bëjë me shqyrtimin e opinionit e rekomandimet e IKShPK-së lidhur me procesin zgjedhor.

Për shkak të gjendjes së rëndë me pandeminë është hedhur ideja nga partia në pushtet që zgjedhjet locale të shtyhen.

Partitë opozitare e kanë kundërshtuar këtë duke thënë se parita në pozitë i ka punët keq në komuna prandaj po kërkon shtyrjen e zgjedhjeve.