Shërohet 90-vjeçarja nga Gjakova e infektuar me koronavirus

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj, ka treguar se në këtë komunë gjithsej 16 qytetarë janë prekur me koronavirus.

Ai thotë se 11 pacient janë shëruar dhe një pacient ka vdekur.

“Në Komunën e Gjakovës deri tani kemi 16 qytetar që kanë rezultuar pozitive me Covid 19, fatmirësisht të shëruar në këto momente i kemi 11 nga këta pacient, fatkeqësisht një paciente ka humbur jetën dhe 4 pacient pozitivë me Covid 19 janë duke u shëruar dhe gjendja tyre paraqitet stabile.

Ne si Komunë e Gjakovës kemi marrë të gjitha masat në lidhje me pandemin dhe gjendja në përgjithësi është e qetë dhe që disa dite nuk kemi raste të reja si Covid 19 pozitive. Pacientja e fundit që është shëruar është një e moshuar 90 vjeçare”, ka shkruar Kolaj.

Në nivel vendi janë 823 persona të infektuar, 336 të shëruar dhe 22 të vdekur.