Sherr mes dy grupesh në Peshkopi, plagosen rëndë 6 persona! Përplasja vazhdoi edhe në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj enjte në Dibër, ku pas një konflikti mes dy grupesh, kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Mësohet se të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, kanë marrë plagë të rënda pasi janë qëlluar me mjetet të forta. Informacionet e para janë se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive banale.

Siç raporton gazetari i Report Tv, sherri ka nisur në mes të një lokali në bulevardin e qytetit, por të plagosurit ndonëse kanë marrë plagë të rënda, janë përplasur edhe në spitalin e Dibrës. Kanë qenë bluzat e bardha që kanë ndërhyrë për të shuar sherrin, duke parandaluar përshkallëzimin e tij.

Ende nuk dihen motivet e sherrit dhe se sa persona janë përfshirë në këtë përleshje, pasi flitet se ka edhe persona të tjera. Pritet që policia të zbardhë ngjarjen e rëndë të ndodhur në mes të qytetit të Dibrës.

Shqiptarja.com