Arrestohet drejtori i ATK-së së Gjilanit

Është arrestuar mbrëmë drejtori Rajonal i ATK-së në Gjilan, Alban Qerimi.

Në aksionin e mbrëmshëm të Prokurorisë së Gjilanit është arrestuar edhe inspektori Bajrush Bunjaku.

Arrestimi i tyre është konfirmuar nga Prokuroria e Gjilanit.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan, është ndaluar një inspektor i ATK-së, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit, ndërsa drejtori i ATK-së është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.