Shiu nxjerr nga shtrati lumin, vërshime në fshatin Sharban të Prishtinës

Mot i ligë ka mbretëruar pasditen e sotme në vendin tonë.

Reshje të shiut pati veçmas gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa rrufetë ndriçuan qiellin.

E nga reshjet e shumta të shiut në shumë pjesë u krijuan edhe vërshime.

Në fshatin Sharban të komunës së Prishtinës, tashmë uji ka marrë gjithë rrugët, ku ka bërë që edhe lumi të dalë nga shtrati.

Kjo është një problemet e përhershme që kanë banorët e këtij fshati. Një banor ka thënë për Indeksonline se vërshimet vijnë si pasojë e mungesës së zgjerimit të shtratit të lumit.

Shih pamjet:

Indeksonline