Shkarkohet Drejtori i Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj

U.D i drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj, është shkarkuar sot nga kjo pozitë nga drejtoria e SHSKUK-së.

Kështu kanë bërë të ditur për Front Online nga SHSKUK-ja.

Në përgjigjen e tyre thuhet se në vendin e tij është caktuar si U.D. Shpejtim Shurdhiqi.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se pas analizës së situatës së fundit në Shërbimin Klinik të Kardiokirugjisë, është liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit, Dr. Rifat Brahimaj. Ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit të Kardiokirugjisë në QKUK është caktuar Dr. Shpejtim Shurdhiqi”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së për Front Online.