Shkatërrohet organizata e trafikut të drogës në Itali, e përfshirë edhe këngëtarja shqiptare

Një organizatë kriminale në Itali është shkatërruar nga policia gjatë një aksioni anti-drogë.

13 urdhër-arreste janë lëshuar nga autoritetet italiane, mes të cilëve ka shqiptarë dhe italianë. Deri më tani janë ekzekutuar 9 urdhër-arreste.

Mediat italiane raportojnë se pjesë e të dyshuarve është edhe këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila, 40 vjeçare si dhe një boksier i quajtur Petrit Bardhi, i njohur me pseudonimin “Titi”, emri i të cilit doli edhe një tjetër operacion të kryer nga autoritetet italiane disa muaj më parë. Sipas shtypit italian, Elsa Lila dyshohet se mbante llogaritë financiare të grupit kriminal.

Aksioni policor është kryer në Romë dhe Viterbo mëngjesin e së mërkurës. Urdhër-arrestet për 13 persona janë kërkuar nga Antimafia e Romës dhe janë lëshuar nga gjykata.

Sipas autoriteteve italiane, kjo organizatë kriminale e përbërë nga 13 anëtarë ishte e përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, shkruan tvklan.