Shkëndija e Tetovës eliminohet nga Liga e Kampionëve (Video)

Shkëndija e Tetovës ka befasuar duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve, pas humbjes 1 – 2 në shtëpi nga skuadra estoneze, Nomme Kalju.

Shkëndija në këtë ndeshje hyri me epërsi 0 – 1 nga ndeshja e parë, duke qenë favorit i madh para ndeshjes së kthimit.

Mysafirët e Kalju, e nisën mirë takimin kur në minutën e 6-të shënuan për 0 – 1, me anë të Maximiliano Ugge.

Pas shumë tentativave, Shkëndija arriti të barazonte në 1 – 1, në minutën e 62-të.

Ishte Agim Ibrahimi që u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Befasia e madhe ndodhi në minutën e 90-ë kur Liliu shënoi për 1 – 2, për të eliminuar Shkëndijën.

Goli i Ugge:

https://streamable.com/8bqve

Goli i Agim Ibraimit:

https://streamable.com/5o5y6

Goli i Liliu:

https://streamable.com/8bqve