Shkoi të hapë lokalin, 45-vjeçari gjendet i vrarë me thikë para biznesit

Pronari i një lokali në fshatin Mborje të Korçës është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm jashtë ambientit të biznesit të tij. Viktima është shtetasi Flamur Duçi rreth 45 vjeç.

“Më datë 19.12.2019, rreth orës 07.15, jemi njoftuar se në fshatin Mborje, pranë lokalit të tij është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët, shtetasi F.D., rreth 45 vjeç” njofton policia.

Dyshohet se 45-vjeçari është vrarë me mjete prerës mëngjesin e sotëm teksa ka shkuar të hapë lokalin e tij dhe i është bërë pritë duke e masakruar me thikë.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

/Ora News.tv/