Shkolla, ambulanca dhe një lagje e fshatit Oshlan të Vushtrrisë qe 48 orë pa rrymë

Si pasojë e reshjeve të fundit të borës, shkolla “Mustafë Shyti” në Oshlan të Vushtrrisë, ambulanca dhe një lagje afër mbesin pa rrymë qe 48 orë, shkruan Fokusi.info.

Ky njoftim u bë i ditur nga faqja në facebook e shkollës “Mustafë Shyti”.

Njoftimi i plotë:

Vazhdon papërgjegjësia e Kompanisë KEDS ndaj shkollës, ambulancës dhe komunitetit në Oshlan!

Edhe pse janë bër më shumë se 48 orë nga rënja e këtyre shtyllave elektrike, Shkolla ” Mustafë Shyti” në Oshlan mbetet pa energji elektrike. Përveq saj poashtu Ambulanca e fshatit dhe lagja afër tyre mbetet në terr. Pas ankesës së shkollës dhe banorëve përrethë të bër dje në mëngjes, e martë 26 janar 2021, zyrtarët e KEDS-it vetëm i kan tërhequr përquesit, e kanë ndërprerë rrymën në këtë pjesë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Qe dy ditë punëtorët a ambulancës së fshatit punojnë pa rrymë dhe ngrohje si pasojë e mosintervenimit të KEDS-it. Poashtu shkolla operon me shumë vështirësi dhe rreziqe pasi që ngrohja qëndrore e shkollës nuk ofron siguri dhe ngrohje si duhwt kur nuk ka rrymë për një kohë të gjatë.

Prandaj në emër të nxënësve, stafit të shkollës dhe komunitetit të fshatit apelojmë te zyrtarët e kësaj Kompanije dhe institucionet tjera që të intervenojnë sa më shpejtë në sanimin e problemit, ngase asnjë institucion nuk duhet të ketë prioritet para shkollave dhe ambulancave!