Kadriaj publikon vendimin, ministri Vitia liron nga konvikti disa persona: Pse po amnistohen aktivistët e VV-së?

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka publikuar një dokument në të cilin shihet se si disa persona janë liruar nga konviktet aty ku është edhe karantina e bërë pas përhapjes së pandemisë Covid-19 edhe në vendin tonë.

Kadriaj ka pyetur qeverinë, përkatësisht Ministrinë e Shëndetësisë se si është e mundur që kjo të ndodh dhe që ligji të mos vlej njësoj për të gjithë.