Shkon në 18 numri i viktimave nga tërmeti

Burime nga Urgjenca Kombëtare njoftojnë se derimë tani janë 18 të vdekur si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.4 dhe me intesitet rreth 9 ballë, që shkundi mëngjesin e sotëm Shqipërinë.

Viktimat janë nxjerrë nga rrënojat në zonën e Thumanës, në Durrës, dhe në Kurbin. Ndërkohë që po punohet ende për të nxjerrë qytetarë të tjerë nga rrënojat, çka bën që numri i viktimave të rritet në orët në vijim, shkruan lajmifundit.al.

Në zonën e Kënetës në Durrës, 7 anëtarë të një familje ndodhen nën rrënoja, ndërkohë që në Thumanë po ashtu raportohet për katër anëtarë të një familje që ndodhen në gërmadha.

Në Thumanë forcat e kërkim shpëtimit po kërkojnë të bien në gjurmë të 17 vjeçares e cila ka mbetur ende nën rrënoja, ndërsa prindërit e saj kanë arritur të dalin nga banesa edhe pse janë të lënduar.