Shkon në 80 numri i të vdekurve në Hawaii

Ka arritur në 80 numri i të vdekurve nga zjarret në Maui të Hawaii ka njoftuar qeveria e qarkut.

Ndërsa ekipet e zjarrëfikësve po vazhdojnë të punojnë për t’i shuar zjarret dhe për t’i vënë në kontroll.

Kjo tragjedi është katastrofa më e madhe natyrore në histori të vendit.

Zjarri në Hawaii ka filluar para 4 ditësh nga erërat e forta duke shkatërruar qytetin e Lahaina e duke djegur shumë shtëpi dhe biznese.