Sot bëhet përurimi i objektit të ri të Ambasadës së ShBA-ve

Sot do të bëhet përurimi i objektit të ri të Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Me rastin e hapjes së saj do të organizohet edhe një pritje nga ambasadori i ShBA-së në Kosovë, ku Philip Kosnett dhe zonja Alison Kosnett.

Ambasada e re e Amerikës në Kosovë ishte ndërtuar nga “Birmingham-based BL Harbert International”. Objekti ka një pamje fantastike dhe kap vlerën e 158 milionë dollarëve.

Pjesëmarrës në përurimin e objektit të Ambasadës amerikane në Prishtinë do të jetë edhe , Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, njëherësh kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve./Indeksonline/