Shoferi i Benzit humb kontrollin e përfundon në kanal, ndërron jetë në vend

Një makinë tip Benz ka përfunduar në kanal në aksin nacional Korcë-Kapshticë, ka ndërruar jetën drejtuesi.

Sipas raportimeve, makina mund të ketë zënë poshtë drejtuesin e mjetit, në akidentin e ndodhur në afërsi të fshatit Rrembec.

Shoferi rreth 37 vjeç që ndërroi jetë është nga fshati Orman.

Policia është në vendngjarje për të zbardhur më shumë shkaqet e aksidentit.

Por nuk dihen akoma shkaqet që kanë sjellë humbjen e kontrollit të mjetit.

Foto nga vendi i ngjarjes

Shqiptarja.com