Shoferja humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga

Një aksident me tre të lënduar ndodhi pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja rreth orës 17:45, te “Kthesa e Cakranit”. Në rrethana ende të paqarta, shoferja 46-vjeçare e cila drejtonte këtë makinë Benz, humbi kontrollin duke përfunduar jashtë rruge. Për pasojë të lënduar mbetën të tre personat që ndodheshin në mjet, të cilët u dërguan në spital.

“Rreth orës 17:45, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”, shtetasja A. L., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasja V. L., 70 vjeçe, e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve si edhe po kryen ekzaminimet mjekësore shtetasi A. A., 46 vjeç dhe drejtuesja e mjetit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, tha policia në një njoftim për mediat./Fokusi.info/