Shpend Ahmeti emëron tri drejtore të reja

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se këtë javë do të emërohen tri drejtoresha.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se gjatë javës do të prezantohen drejtoret dhe prioritetet e drejtorive sipas planit të premtimeve.

“Qeverisjes në Prishtinë këtë javë i bashkëngjiten tre drejtore: Medina Braha – drejtore e Shërbimeve Publike. Blerta Basholli – drejtore e Kulturës dhe Vasilika Zotaj – drejtore e Administratës.

Në Komunën e Prishtinës tanimë nga 16 drejtori, 7 apo 44 për qind udhëhiqen nga vajzat/gratë.

Por, Medina, Blerta e Vasilika nuk po emërohen vetëm pse janë gra. Ato sjellin përgatitje, përvojë dhe zotësi për të udhëhequr dikasteret e përmendura. Gjatë javës do të prezantojmë drejtoret dhe prioritetet e drejtorive sipas planit tonë të premtimeve”, shkruan Ahmeti në Facebook./Fokusi.info/